Gazmend Demolli është ndër garuesit më të suksesshëm në vitet e fundit në automobilizmin e Kosovës.
Suksese synon edhe sivjet, në një vit kur do të nisë aventurë re me veturën Mitsubishi EVO 9.
Anëtari i Prishtina Racing Team tashmë është gati për gara.
“Sivjet do të garoj me Mitsubishi Evo 9. Pas investimeve bukur të mëdha dhe punës që është bërë, vetura është pothuaj e gatshme për gara. I falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar, ndërsa shpresoj që vitin garues ta nis sa më mirë”, ka thënë Demolli për AutoPortali.com.
Synimet e tij sivjet janë serioze, jo vetëm në rrafshin vendor, por edhe atë ndërkombëtar.
“Përveç kampionatit vendor, shpresoj të arrij rezultate të mira edhe në garat në FIA CEZ, por synimi im është të marrë pjesë edhe në disa gara të Kampioatit Evropian”, ka shtuar Demolli.
Gara e parë e kampionatit të sivjetmë në disiplinën malore është Grashtica 2025, e cila mbahet më 7 e 8 maj.



