Pas një aventure të shkurtër në Shtetet e Bashkuara, ShBA, me skuadrën e Los Angeles FC, sulmuesi legjendar francez Olivier Giroud është gati për një rikthim në futbollin evropian.
Destinacioni i tij i radhës do të jetë Ligue 1, ku do të veshë fanellën e Lille-s, një skuadër që tashmë ka në radhët e saj edhe yllin e Kosovës, Edon Zhegrova, transmeton AutoPortali.
Giroud iu bashkua MLS në vitin 2024, nuk arriti të përshtatej me stilin dhe kërkesat taktike të trajnerit Steve Cherundolo, gjë që çoi në një sezon nën pritshmëritë e tij
Pas ndeshjes së fundit, në një konferencë për shtyp, 37-vjeçari konfirmoi zyrtarisht vendimin për t’u rikthyer në Francë:
“Kur erdhi mundësia për t’u kthyer në Ligue 1, nuk mendova dy herë. Lille i plotësoi pritshmëritë e mia dhe të familjes sime. Ndihem i motivuar të jap kontribut si lider, brenda dhe jashtë fushës. Jam shumë i entuziazmuar për mundësinë që të luaj në Ligën e Evropës. Lille është një klub me histori dhe ambicie” – ka thënë Giroud.
Ish-sulmuesi i Arsenalit, Chelseat dhe Milanit do të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me opsion për zgjatje edhe për një sezon tjetër, ndërsa zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të ndodhë brenda pak ditësh.



