Gjakovë: Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, në automjet i gjenden 6 shtetas të huaj pa dokumente
G

Gjakovë: Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, në automjet i gjenden 6 shtetas të huaj pa dokumente

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Gjakovë një shtetas nga Shqipëria, pasi në automjetin e tij janë gjetur gjashtë shtetas të huaj pa dokumente identifikimi.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj emigrantëve janë zbatuar procedurat e zakonshme./KlanKosova/

TË FUNDIT