Gjiganti gjerman synon transferimin e Diant Ramajt
G

Gjiganti gjerman synon transferimin e Diant Ramajt

Portieri i talentuar shqiptar, Diant Ramaj, është drejt largimit nga Ajax, pasi Borussia Dortmund ka shfaqur interesim për transferimin e tij.

Plani i klubit gjerman nuk përfundon thjesht me blerjen e tij, pasi Borussia Dortmund e ka në mendje që, pasi të finalizojë transferimin e Ramajt, ta huazojë atë te FC Copenhagen.

Ramaj, tani 23-vjeçar , ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në vendin ku ka lindur, dhe Borussia Dortmundi duket të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Aktualisht, ai ka mbetur në hijen e Remko Pasveer te Ajax, ku është zgjedhja e dytë për rolin e portierit kryesor.

Negociatat mes Borussia Dortmundit dhe Ajax janë tashmë në fazën e avancuar, dhe pritet që transferimi të finalizohet gjatë ditës së hënë.

TË FUNDIT