Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, ka zënë vend në formacionin e javës me paraqitjen e tij të shkëlqyer për Club Brugge në Ligën e Kampionëve.
22-vjeçari luajti rol kyç në fitoren e belgëve kundër Atalantas në plejofin e fazës nokaut të Championsit. Ai ishte shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes kthyese. 11-shen më të mirë të plejofit për kalim në një të tetën e finales, UEFA e publikoi të enjten.
Paraqitja e Jasharit ndaj ekipit italian Atalanta, nuk ka kaluar pa rënë në sytë e gjigantëve italianë. Ndër klubet që ka shprehur interesim është Juventusi, që ka ofruar 20 milionë euro.
Por Brugge kërkon 30 milionë euro për Jasharin. Mesfushori i Zvicrës me belgët ka kontratë deri në qershor të vitit 2029.
Te Club Brugge ai u transferua në verën e vitit të kaluar.



