Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Serbinë të shtunën në ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”.
Për këtë përballje të zjarrtë e cila edhe mund të eskalojë dhe mund të ketë probleme, UEFA ka vendosur që gjyqtarët të jenë grupi italian, transmeton AutoPortali.
Gjyqtari kryesor do të jetë Davide Massa i cili do të ndihmohet nga Filippo Meli dhe Ciro Carbone, ndërsa arbitër i 4-të do të jetë Fabio Maresca. VAR-i i është besuar Aleandro Di Paolo, teka në AVAR do të jetë Daniele Davori.




