Golashënuesit më të mirë në Ligën e Kampionëve
G

Golashënuesit më të mirë në Ligën e Kampionëve

Përtej garës për të fituar trofen e Champions League, një tjetër garë mjaft interesante po zhvillohet për “Këpucën e Artë” të kësaj gare.

Me përfundimin e fazës çerek-finale, tashmë është krijuar një panoramë më e qartë mes ‘goleadorëve’ të cilët mund të arrijnë të fitojnë këtë çmim prestigjioz në fund të turneut.

Aktulisht vendin e parë në tabelën e golashënuesëve e mban sulmuesi i Borussia Dortmundit, Serhou Guirassy, i cili numëron 13 gola dhe 4 asistime.

Ai shkëlqeu në sfidën e dytë çerek-finale ndaj Barcelonës, teksa shënoi plot 3 gola ndaj katalanasve, por kjo nuk mjaftoi për ‘verdhezinjtë’ pasi ata u eliminuan dhe kjo sjell edhe pamundësinë e bomberit nga Guinea, për të shënuar të tjerë gola në këtë kompeticion.

Por edhe pse gjendet në krye të tabelës së golashënuesëve, Guirassy mund të humbë pozitën e tij, sepse menjëherë pas tij vjen Raphinha i Barcelonës me 12 gola dhe 7 asistime.

Sulmuesi brazilian ndodhet vetëm 1 gol larg dhe potencialisht ai është ende në garë, teksa ‘blaugranasit’ do të lujnë në fazën gjysmëfinale me Interin.

Në këtë mënyrë Raphinha ka të paktën 180 minuta në avantazh për të gjetur rrjetën ndaj ‘zikaltërve’ dhe për të marrë kryesimin si lider i golave në Ligën e Kampionëve.

Në vendin e tretë ndodhet Harry Kane. Sulmuesi anglez është ndalur në kuotën e 11 golave dhe 2 asisteve.

Ai nuk ka mundësinë për të vijuar të shënoj gola të tjerë pasi Bayern Munich u eleminua në çerek-finale nga Interi.

Një kandidat potencial për Këpucën e Artë është edhe Robert Lewandowski. ‘Bomberi’ polak i Barcelonës ka tundur rrjetën 11 herë deri më tani në Champions.

TË FUNDIT