Vetura më e shitur e të gjitha kohërave e Volkswagen sot shënon 50 vjetorin.
Prodhimi i Golf Mk1 filloi më 29 mars të vitit 1974 në Wolfsburg të Gjermanisë.
Që atëherë, më shumë se 37 milionë njësi janë shitur dhe mbi 2,000 njerëz kanë blerë një të tillë çdo ditë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Mk1 si zëvendësim i Beetle fillimisht u shfaq në fund të viteve 1960 kur Porsche zhvilloi prototipin EA 266.
Gjatë asaj kohe janë ndërtuar 50 vetura të tilla, por projekti është anuluar përfundimisht në vitin 1971.

Thashethemet thonë se motori i modeleve të para Mk1 ishte shumë i nxehtë, automjeti ishte shumë i zhurmshëm dhe i paqëndrueshëm në një rrugë të lagësht, arsye këto të cilat dërguan në anulimin e prodhimit të tij.



