Grealish nuk është në planet e Guardiolës, klubet e Serie A shprehin interesim për të
G

Grealish nuk është në planet e Guardiolës, klubet e Serie A shprehin interesim për të

Jack Grealish të adhmen e ka të paqartë tek Manchester City dhe është gjithnjë e më pranë një ndarjeje nga kampionët e Anglisë.

Sulmuesi 29-vjeçar i cili nuk ka arritur të gjejë vazhdimësi nën drejtimin e Pep Guardiolës, është i hapur për një aventurë të re që nga sezoni 2025/26.

City është i gatshëm të dëgjojë oferta për Grealish, me një çmim që vlerësohet rreth 45 milionë euro, ndërsa pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos së kësaj vere.

Sipas mediave britanike, interesimi për yllin anglez është i madh, AC Milan është një nga klubet që po ndjek me vëmendje situatën, duke e parë Grealish si një opsion ideal për të përforcuar krahun e majtë të sulmit, transmeton AutoPortali.

Përveç Milanit, Aston Villa, Napoli dhe madje edhe Barcelona kanë shpreh interesim për yllin anglez.

Interesimi i gjerë tregon s, pavarësisht formës jo shumë bindëse në City, Grealish mbetet një profil i rëndësishëm në futbollin evropian.

Nëse ndonjë nga këto klube vendos të bëjë hapin e madh financiar, atëherë largimi i Grealish mund të konkretizohet brenda verës. /AutoPortali

TË FUNDIT