Pas shumë spekulimeve dhe interesimit nga MLS, Antoine Griezmann ka marrë vendimin për të vazhduar karrierën e tij aty ku ndihet si në shtëpi, tek Atletico Madrid.
Sipas raportimeve të “Relevo”, sulmuesi francez dhe klubi madrilen kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës deri në verën e vitit 2027.
Pavarësisht interesit konkret nga Los Angeles FC, që kishte synuar ta sillte në kampionatin amerikan, Griezmann ka vendosur të refuzojë ofertat dhe të qëndrojë besnik ndaj skuadrës së tij.
Burime pranë klubit bëjnë me dije se ai është i gatshëm të pranojë edhe një ulje page, për të vazhduar të jetë pjesë e projektit të Diego Simeones, trajner që e ka vlerësuar gjithmonë maksimalisht dhe ka kërkuar personalisht që lojtari të mos largohet.



