Portieri maroken Yassine Bounou ka tërhequr sërish vëmendjen e klubeve elitare evropiane, këtë herë me interesim konkret nga Manchester City.
Mediat angleze kanë bërë të ditur se Pep Guardiola është impresionuar nga paraqitja e tij në Kupën e Botës për Klube, ku Bounou ishte vendimtar në fitoren e Al Hilal ndaj një skuadre angleze, përcjell AutoPortali.
Ish-portieri i Sevillas po kalon një periudhë pjekurie të lartë futbollistike, andaj profili i tij përputhet me atë që kërkon City.
City po shqyrton mundësinë e përforcimit të pozitës së portierit për sezonin e ardhshëm, dhe kontrata e Bonos me Al Hilal, megjithëse ende aktive, mund të mos përbëjë pengesë nëse klubi dhe lojtari shohin përfitime nga transferimi. /AutoPortali



