Manchester City kohët e fundit po kalon në krizë të madhe rezultatesh.
Kampioni i Anglisë pësoi një tjetër humbje të mërkurën mbrëma, ku u mposht nga Juventusi në Ligën e Kampionëve.
Rezultatet e dobëta kanë bërë që shumëkush të mendojë largimin e trajnerit Pep Guardiola, i cili ka fituar gjashtë tituj të Premierligës dhe një të Ligës së Kampionëve.
E tekniku spanjoll pas humbjes nga Juventusi, ka delaruar se, nëse City vendos ta largojë, është gati të pranojë vendimin.

“A më dërgon Man City në shtëpi? Nëse po, unë shkoj në shtëpi. Çfarë mund të bësh në jetë. Jeta nuk shkon gjithmonë ashtu siç dëshiron njeriu”, ka deklaruar Guardiola.
Kujtojmë që një muaj më parë, Guardiola e ka vazhduar kontratën deri në vitin 2027.



