Guardiola pas eliminimit nga Kupa e Botës: Mëkat, ishim në një moment, ishim në një moment të shkëlqyer
G

Guardiola pas eliminimit nga Kupa e Botës: Mëkat, ishim në një moment, ishim në një moment të shkëlqyer

Manchester City ka shënuar humbje ndaj Al Hilalit me rezultat 3:4 në të tetën e finales së Botërorit të Klubeve.

Këtë humbje, menaxheri i skuadrës angleze e ka marrë me sportivitet, mirëpo e ka cilësuar si mëkat mos fitoren e kësaj ndeshjeje, përcjell AutoPortali.

“Në këtë nivel, çdo ndeshje është e vështirë. Kemi pësuar shumë tranzicione, por kemi krijuar po ashtu shumë raste. Në përgjithësi, skuadra bëri mirë. Është mëkat, ishim në një moment të shkëlqyer. Nuk më mbetet tjetër pos t’i falënderoj të gjithë se si ushtrojnë, se si përgatiten. Dhanë gjithçka nga vetja” – ka thënë Guardiola.

“Kam parë gjëra të mira, të cilat s’i kisha vërejtur më parë, mbi të gjitha në raportin mes lojtarëve dhe të stafit. Grupi ishte i lumtur, ushtrimet ishin të shkëlqyeshme. Por, niveli i Botërorit të Klubeve është i lartë” – shtoi ai. /AutoPortali

TË FUNDIT