Gundogan reagon pas situatës në të cilën gjendet Manchester City
G

Gundogan reagon pas situatës në të cilën gjendet Manchester City

Në këtë situatë kaotike që ka mbërthyer  Manchester Cityn, mesfushori gjerman Ilkay Gundogan ka qëndruar i qetë. Të paktën deri më sot, kur ai ka shpërthyer në një deklaratë për “TNT Sports”.

Reagim që erdhi pas humbjes 2-0 të “citizens” ndaj Juventusit në Champions League.

“Çdo sulm që pranojmë është kaq i rrezikshëm dhe ne jemi të pakujdesshëm në duele. Në vend që të luajmë thjesht i ndërlikojmë gjërat dhe humbasim kohën e duhur për të lëshuar topin. Ne humbasim topa në tranzicion çdo herë, duke u dhënë mundësi rivalëve për kundërsulme”, tha Gundogan.

Më tej, ai vijon me një analizë të situatës: “Duhet të ndjekim çdo herë 60 metra prapa dhe nuk jemi ndërtuar për këtë. Ne jemi ndërtuar për posedim, për të mbajtur topin dhe për të qenë të fortë. Asgjë nuk po funksionon tek ne”.

“Ne e dimë saktësisht se çfarë po shkon keq, i dimë arsyet, nuk kemi luajtur keq. Nëse i jep një shans kundërshtarit dhe ata shënojnë, nuk është e lehtë të kthehesh. Duhet të përpiqemi të gjejmë atë çelës për t’i kthyer gjërat siç ishin. Nuk mendoj se jemi larg, por kjo është ajo që ndjej”, shtoi mesfushori gjerman.

 

TË FUNDIT