Lewis Hamilton ka shprehur shqetësim për rregullat teknike të reja që pritet të hyjnë në fuqi në sezonin 2026 të Formula 1. Shtatë herë kampioni botëror tha se, ndonëse rritja e përdorimit të energjisë elektrike në motorë është hap pozitiv për qëndrueshmërinë, humbja e tingullit karakteristik të makinave është një minus i madh për emocionet e sportit.
“Kur dëgjon një motor V12, ajo është pasion. Kjo mungon me motorët aktualë V6”, u shpreh ai për Sky Sports.
Hamilton foli gjithashtu për rëndësinë e diversitetit në Formula 1 dhe tha se po punon për ta reflektuar këtë në filmin që po prodhon. Ai shtoi se ndjehet krenar për përpjekjet e tij në hapjen e dyerve për të rinjtë dhe bashkëpunimin me Ferrarin për nxitjen e përfshirjes në sport.
Gara e radhës në kalendarin e F1 është Çmimi i Madh i Monakos, që zhvillohet këtë fundjavë.



