Pas një pjese të parë të sezonit në Formula 1 shumë larg pritshmërive, pa mundur të ngjitet asnjëherë në podium me Ferrarin, Lewis Hamilton po shijon pushimet verore.
Shtatë herë kampioni i botës po “i mbush bateritë” për gjysmën e dytë të kampionatit, duke shpresuar që të gjejë kthesën dhe rezultatet e munguara.

Ndërkohë, nga ana tjetër, si gjithnjë piloti mbetet në qendër të kronikave rozë. Mediat në Britani raportojnë se Hamilton është shoqëruar shpeshherë kohët e fundit me këngëtaren Raye, duke folur për një lidhje të mundshme mes tyre.



