Hamilton përjeton dështimin e radhës
H

Hamilton përjeton dështimin e radhës

Gjashtë vjet më parë, shtatë herë kampioni botëror në Formula 1, Lewis Hamilton, dhe aktori amerikan Leonardo Di Caprio, hapën së bashku një zinxhir restorantesh vegane me burgerë të quajtur “Neat Burger”.

Tani, pas humbjeve të mëdha, ata janë detyruar të mbyllin të gjitha degët e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, sipas informacioneve të gazetës britanike The Sun. Si rezultat, 150 persona do të humbasin punën.

Ylli i Formula 1 ndjek një dietë tërësisht vegane që nga viti 2017. Hamilton e ka theksuar disa herë se “veganizmi i ka ndryshuar jetën”. Në vitin 2019, përveç restorantit të hapur në Londër, degë të tjera u hapën edhe në Madrid dhe Nju Jork.

“Mendoj se na nevojitet një alternativë më e shëndetshme që ka një shije të jashtëzakonshme dhe ofron diçka emocionuese për ata që duan herë pas here të heqin dorë nga mishi”.

Pjatat ishin pritur mirë nga konsumatorët, por kompania gjithsesi pësoi humbje të mëdha. Sipas The Sun, kompania raportoi një humbje prej rreth 7.9 milionë funte (më shumë se 10 milionë dollarë) në vitin 2022. Në atë kohë, gjysma e degëve në Londër u mbyllën. Një zëdhënës i kompanisë atëherë e shpjegoi vendimin:

“Po përqendrojmë përpjekjet tona në restorantet më të suksesshme, besojmë se ndonjëherë është e nevojshme të bësh një hap pas për të bërë një hap më të madh përpara”.

TË FUNDIT