Hamilton “plas bombën”, shumë gjëra po ndodhin në prapaskenë…”
H

Hamilton “plas bombën”, shumë gjëra po ndodhin në prapaskenë…”

Një ditë pasi e quajti veten “të pavlefshëm”, piloti i Ferrarit, Lewis Hamilton, deklaroi se po përballet me probleme “në prapaskenë”, pas një gare tjetër zhgënjyese në Formula 1.

Shtatë herë kampioni botëror përfundoi vetëm në vendin e 12-të të dielën në Çmimin e Madh të Hungarisë, i njëjti rezultat si në kualifikimet një ditë më parë, pas të cilave bëri kritika të ashpra ndaj vetes dhe tha se Ferrari ndoshta duhet të mendojë për ndërrimin e pilotit.

Në ndryshim nga Hamilton, shoku i tij i skuadrës, Charles Leclerc, e nisi garën nga “pole position”, por e përfundoi i katërti, rezultat që për të ishte zhgënjyes.

“Kur e ke ndjesinë, thjesht e ke. Shumë gjëra po ndodhin në prapaskenë dhe nuk janë të mira”, tha Hamilton për Sky Sports britanik, duke shpjeguar deklaratat e tij nga dita e mëparshme.

I pyetur nëse e ka humbur dashurinë për garimin, ai u përgjigj shkurt: “Jo”.

Britaniku e mbylli pjesën e parë të sezonit me 109 pikë dhe aktualisht renditet i gjashti në renditjen e përgjithshme.

Formula 1 hyn tani në pushimin veror, ndërsa sezoni vazhdon në fund të gushtit me Çmimin e Madh të Holandës në Zandvoort.

TË FUNDIT