Hamilton shqetëson fansat me një postim në Instagram
H

Hamilton shqetëson fansat me një postim në Instagram

Lewis Hamilton ka shqetësuar ndjekësit e tij pasi ndau një foto të qenit të tij Roscoe në një klinikë veterinare, të mbështjellë me batanije. “Kanë qenë disa orë të frikshme, ju lutem, mbajeni Roscoe-n në mendimet tuaja”, shkroi ai.

Roscoe, bulldogu i tij i dashur, ka pasur probleme shëndetësore që prej muajit prill kur iu diagnostikua me pneumoni. Edhe pse mori trajtim, duket se nuk është shëruar plotësisht.

Kjo situatë ndodh në një sezon të vështirë për Hamiltonin, i cili ende nuk ka arritur një podium me Ferrarin që nga kalimi nga Mercedes. Ai aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë në renditjen e pilotëve.

TË FUNDIT