Hamilton tregon “problemin” e vetëm që ka pas kalimit te Ferrari
H

Hamilton tregon “problemin” e vetëm që ka pas kalimit te Ferrari

Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, i ka idetë e qarta për të ardhmen. Këtë vit ai do të debutojë me Ferrarin dhe pavarësisht moshës, tashmë 40 vjeç, nuk e ka ndërmend të ndalet.

“Nëse do të kem fatin të fitoj një titull tjetër, që natyrisht është objektivi ynë si ekip, nuk mendoj se do të ndalem”, u shpreh Lewis Hamilton.

Ai deklaroi se problemi më i madh për të është ushqimi.

“Duhet të kem kujdes se mos shëndoshem, pasi kam ngrënë tri pica në javë. Me këtë ritëm nuk do të hyj dot në makinë”, u shpreh piloti britanik, që kohët e fundit ndodhet në Maranello me skuadrën e tij të re.

“Ky është një ekip fitues dhe unë kam punuar me njerëz të tillë më parë. Këtu ka një pasion që nuk e kam ndjerë në asnjë vend tjetër. I kemi të gjitha mundësitë që të shpallemi kampionë bote”, tha Hamilton.

TË FUNDIT