PSG siguroi një vend në çerekfinalet e Champions League pasi eliminoi Liverpoolin të martën në mbrëmje. Ish-sulmuesi francez, Thierry Henry ka vlerësuar punën e bërë nga trajneri Luis Enrique në drejtim të klubit francez.
“Është trajneri i duhur për PSG-në, veçanërisht në lidhje me lojtarët që janë larguar nga klubi. Flitet për Messi, Neymar dhe Mbappe, por guximi i tij për të larguar Verrattin është për t’u vlerësuar”, ka thënë Henry.
“Ka parë potencial te Vitinha dhe, për ta lejuar këtë të fundit të shprehë talentin e tij, ishte e domosdoshme të largohej Verratti. Vitinha ka treguar se është i një niveli tjetër”, tha Henry për CBS Sports.



