Historia e çmendur e një Renault 5 të zakonshëm, të blerë para 44 vitesh
H

Historia e çmendur e një Renault 5 të zakonshëm, të blerë para 44 vitesh

Disa histori zgjasin shumë, ndërsa njëra prej tyre që vazhdimisht rikthehet në vëmendje është ajo e një veture të harruar nga Franca!

Një Renault 5 origjinal i vitit 1982, i cili në fillim të këtij viti u zbulua në një garazh të rrënuar, ku kishte qëndruar plot 44 vjet, është shitur në ankand për një shumë marramendëse, duke befasuar edhe koleksionistët më të mëdhenj!

Edhe pse nuk bëhet fjalë për versionin sportiv Alpine apo modelin legjendar Renault 5 Turbo, por për një veturë krejtësisht të zakonshme të qytetit, blerësit janë çmendur pas saj. Në ankand, vetura arriti çmimin prej plot 53.711 eurosh!

Historia e kësaj veture tingëllon si një skenar filmi hollivudian.

Në fund të vitit 1982, një grua franceze bleu një Renault 5 TL krejtësisht të ri në sallonin e shitjes, për një shumë prej 40.000 frangash të asaj kohe (rreth 6.500 euro sipas vlerës së sotme).

Megjithatë, në momentin e blerjes, ajo nuk kishte fare patentë shoferi!

Vitet kalonin, ndërsa Renault 5 i vogël nuk lëvizte nga vendi.

Edhe pse më vonë arriti ta merrte patentën e shoferit, frika dhe pasiguria gjatë drejtimit të veturës mbizotëruan.

Në fund të tetorit të vitit 1982, vetura u parkua në një garazh të vjetër, ku nisi një lloj letargjie që zgjati plot 44 vjet. Ajo mbeti plotësisht e harruar deri në zbulimin e fundit.

Kur u gjet në stallë, koleksionistët mbetën pa fjalë. Vetura ishte ruajtur në gjendje krejtësisht origjinale nga fabrika dhe kilometrazhi tregonte vetëm 12 kilometra të përshkuara!

Ajo fuqizohet nga një motor benzinë me vëllim 1.108 centimetra kub, i kombinuar me një transmision manual me katër shpejtësi.

Një veçanti tjetër është ngjyra e rrallë metalike “Bleu Schiste”, një nuancë diskrete e kaltër që sot shihet shumë rrallë.

Vetura kishte dalë nga salloni me targa të përkohshme, ndërsa targat e përhershme, interesant, kishin qëndruar gjatë gjithë kohës në bagazh.

U shit për shumën marramendëse prej 53.711 euro

Pas zbulimit, vetura iu nënshtrua një pastrimi të hollësishëm dhe procesit të konservimit, në mënyrë që të përgatitej për ankand, ku u shit për plot 53.711 euro!

Megjithatë, një gjë është e sigurt: zbulime të tilla nuk na kujtojnë vetëm historinë e automobilizmit, por edhe faktin se si një veturë e zakonshme e qytetit mund të shndërrohet në një objekt historik me vlerë jashtëzakonisht të madhe.

TË FUNDIT