I dështoi Xhaka, Igli Tare futet “all in” për Jasharin
I

I dështoi Xhaka, Igli Tare futet “all in” për Jasharin

AC Milan është shumë aktive gjatë afatit kalimtar veror, ku  deri më tani ka bërë disa transferime të mëdha.

Që nga ardhja e Igli Tares tek Milani, klubi italian ka filluar t’i shkundë arkat e tyre, përcjell AutoPortali.

Italianët tani janë në kërkim të një lojtari tjetër, ndërsa kanë shprehur interesim për lojtarin e Club Burgge, Ardon Jashari.

Sipas Gazzetta dello Sport, lojtari me prejardhje shqiptare pritet t’i bashkohet Milanit të cilët kanë shprehur gatishmëri t’i ofrojnë 30 milionë euro, ndërsa skuadra belge kërkon 40 milionë euro.

Milani ndërkohë po mundohet të shesë lojtarë të tjerë, përfshirë këtu edhe mesfushorin Yunus Musah, në mënyrë që t’i sigurojnë paratë për transferimin e lojtarit zviceran. /AutoPortali

TË FUNDIT