Igli Tare mund të bëhet drejtor sportiv i Milanit
I

Igli Tare mund të bëhet drejtor sportiv i Milanit

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Igli Tare mund të bëhet drejtor sportiv i gjigantit italian, AC Milan.

Sezoni i Milanit është në prag të dështimit pas eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve dhe mbetjes mbrapa, në vendin e shtatëë në Serie A.

Nëse “Rossonerët” dështojnë të përfundojnë në top katërshe, për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve 2025/26, atëherë drejtuesit e klubit synojnë revolucionin.

Sipas Corriere dello Sport, ndryshime do të bëhen në të gjitha nivelet dhe në kompani do të vijnë edhe figura të reja.

Një drejtor sportiv që mund të kontribuojë në zgjedhjen e lojtarëve në treg, por mbi të gjitha në menaxhimin e përditshëm në Milanello.

Sipas CDS, tashmë janë bërë sondazhe me shqiptarin Igli Tare, dikur drejtor sportiv i Lazios, apo Fabio Paratici që ka punuar në Juventus apo Tottenham Hotspur. Francois Modesto, dikur i Monzas, është propozuar ndërsa Andrea Berta mund të ketë më shumë shanse jashtë vendit.

Ideja e drejtuesve është që në fund të marsit të mbyllet një emër dhe të fillohet puna për afatin kalimtar të radhës, ku megjithatë paratë nga Liga e Kampionëve do të jenë jetike për fushatën e përforcimit.

TË FUNDIT