Indiana barazon serinë finale, kampioni përcaktohet në ndeshjen e shtatë
I

Indiana barazon serinë finale, kampioni përcaktohet në ndeshjen e shtatë

Indiana ka fituar ndaj Oklahomas me rezultat 108-91 në ndeshjen e gjashtë finale play off në NBA, duke barazuar 3-3 serinë e takimeve. Gjithçka për sa i përket ekipit kampion do të vendoset në ndeshjen e shtatë dhe të fundit.

Dy skuadrat finaliste, që nuk priteshin të arrinin deri këtu në këtë fillim-sezon, zhvilluan një tjetër ndeshje të bukur. Në shtëpinë e saj, Indiana nuk zhgënjeu dhe arriti të triumfojë me meritë.

Gjashtë basketbollistë të Indianas realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Toppin me 20 pikë.

Për Oklahoman, Alexander Shai realizoi 21 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar. Ndeshja e shtatë do të luhet të hënën në shtëpinë e Oklahomas.

NBA-finalet play off
Ndeshja 1 Oklahoma – Indiana 110-111
Ndeshja 2 Oklahoma – Indiana 123-107
Ndeshja 3 Indiana – Oklahoma 116-107
Ndeshja 4 Indiana – Oklahoma 104-111
Ndeshja 5 Oklahoma – Indiana 120-109
Ndeshja 6 Indiana – Oklahoma 108-91
Ndeshja 7 Oklahoma – Indiana 22 qershor

TË FUNDIT