Indiana e nis me fitore në finalen e Lindjes
I

Indiana e nis me fitore në finalen e Lindjes

Indiana Pacers e ka nisure mbarë serinë finale të play off-it në Konferencën e Lindjes, duke fituar 138-135 në fushën e New York Knicks. Një ndeshje me rivalitet, që u vendos pas kohës shtesë, ndërkohë që Indiana udhëheq 1-0 serinë.

Të gjithë titullarët e Indianas realizuan mbi 14 pikë, çka e bën kolektivitetin armën më të fortë.

Tyrese Haliburton realizoi 31 pikë e 11 asistime, mbështetur edhe nga Nesmith me 30 pikë, ndërsa 31 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Për New York u dalluan vetëm Jalen Brunson me 43 pikë e Karl-Anthony Towns me 35 pikë e 12 kërcime. Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës mbeti në hije, ndërkohë që stoli i skuadrës njujorkeze ishte shpesh inekzisent.

Konferenca e Lindjes-Finale
New York – Indiana 135-138 (0-1)

Konferenca e Perëndimit-Finale
Oklahoma – Minnesota (1-0)

TË FUNDIT