Indiana e Oklahoma vendosin rekorde të reja
I

Indiana e Oklahoma vendosin rekorde të reja

Indiana ka fituar në udhëtim te Washington me rezultat  162-109, duke u bërë skuadra që ka shënuar më shumë pikë në një ndeshje të vetme këtë sezon. Sfidë ku 9 lojtarë të Indianas realizuan mbi 10 pikë, Më i miri ishte Haliburton me 29 pikë, ndërsa 14 basketbollistë shënuan në koshin e skuadrës vendase.

Rekord ka vendosur edhe Oklahoma, duke qenë e para që kalon shifrën e 60 fitoreve këtë sezon. Ajo mundi  125-104 Memphis. Alexander Shai me 37 pikë ishte lider.

Fitoi edhe Cleveland, skuadra më e mirë në Konferencën e Lindjes, që falë 29 pikëve të Allen mundi 124-116 San Antonio.

Humbje në sekondën e fundit për Lakers, që u mund 119-117 nga Chicago. Një kosh i Giddey (25 pikë, 14 kërcime, 11 asistime) nga mesi i fushës i dha fitoren Bulls.

Fitorja e tretë radhazi për Miami, që mundi 122-112 Atlanta (Tyler Herro 36 pikë), ndërsa Dallas fitoi 101-92 në fushën e Orlando (Jaden Hardy 22 pikë).

Rezultatet:
Cleveland – San Antonio 124-116
Orlando – Dallas 92-101
Washington – Indiana 109-162
Miami – Atlanta 122-112
Chicago – Lakers 119-117
Oklahoma – Memphis 125-104
Utah Jazz – Houston 110-121
Sacramento – Portland 128-107

TË FUNDIT