New York fiton dhe rihap garën për titull në Lindje
N

New York fiton dhe rihap garën për titull në Lindje

New York ka fituar ndaj Indianas me rezultat 111-94, duke rihapur garën për titull në Konferencën e Lindjes. Tashmë  Indiana udhëheq 3-2 serinë finale.

Një ndeshje në përgjithësi e komanduar nga ekipi nju-jorkez, që pati epërsi në fushë. Jalen Brunson me 32 pikë ishte më i miri në fushë për vendasit, mbështetur edhe nga Karl-Anthony Towns me 24 pikë.

Tek Indiana mungoi lojtari-lider, teksa shënuesi më i mirë ishte Mathurin me 23 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli. Ndeshja e gjashtë finale do të luhet në fushën e Indiana.

Konferenca e Lindjes-Finale
New York – Indiana 111-94 (2-3)

Konferenca e Perëndimit-Finale
Oklahoma – Minnesota (4-1)

TË FUNDIT