Gara e parë për këtë vit në disiplinën Drag Race po pritet me interesim të jashtëzakonshëm.
Numri i garuesve që kanë aplikuar për pjesëmarrje është mjaft i madh, ndërkohë që po rritet vazhdimisht.
Garues tashmë të dëshmuar në këtë disiplinë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa në listën e aplikuesve, përveç garuesve vendorë, vërehen edhe emra të pjesëmarrësve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, vende të rajonit por edhe nga diaspora jonë.
Po ashtu, edhe interesimi i dashamirëve të kësaj disipline është shumë i madh.
Duket se edhe moti do të jetë një faktor shtesë që fundjava në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë të jetë një festë e vërtetë automobilistike.



