Përveç Bolognas dhe Veronës, për Ardian Ismajlin është interesuar edhe Torino.
sipas “Tuttosport”, trajneri Marco Baroni e sheh atë si përforcim të duhur, sidomos pasi 28-vjeçarit i skadon kontrata në verë dhe mund të transferohet si lojtar i lirë, transmeton AutoPortali.
Në sezonin e fundit me Empolin, Ismajli luajti 31 ndeshje, por skuadra e tij nuk arriti të mbijetojë në Serie A, duke përfunduar në vendin e 18-të me 31 pikë.
Ai ka përfaqësuar Shqipërinë në 45 ndeshje duke shënuar tri gola, pasi më herët ka luajtur për grupmoshat U21 të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe një miqësore me Kosovën A. / AutoPortali/



