Interi refuzon ofertën prej 20 milionë euro për Asllanin
I

Interi refuzon ofertën prej 20 milionë euro për Asllanin

Kristjan Asllani është një nga emrat e përfolur në afatin kalimtar të këtij dimri, me mesfushorin shqiptar që nuk ka arritur të ketë shumë minuta në këmbë me Interin, teksa në shumicën e sfidave aktivizohet si zëvendësues.

Gjithsesi kjo gjë duket se nuk ka shumë rëndësi për trajnerin Inzaghi, i cili vazhdon ta shohë mesfushorin e Kombëtares shqiptare si një futbollist të rëndësishëm në skemën e tij.

Këtë gjë, Interi e tregoi me ofertën e fundit që erdhi pikërisht nga Premier League për Asllanin.

FcInterNews.it raporton se oferta shkon nga 18 deri në 20 milionë euro, teksa emri i klubit nuk bëhet me dije, përcjell tch.

Por milionat nuk e kanë tunduar klubin zikaltër, me portalin që raporton se Interi e ka refuzuar këtë ofertë.

TË FUNDIT