Ismajli, gati për hapin e madh në karrierë
I

Ismajli, gati për hapin e madh në karrierë

Ardian Ismajli është gati për hapin e madh në karrierë. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare po shkëlqen me paraqitjet e tij tek Empoli dhe diçka e tillë ka zgjuar interesin e shumë skuadrave, mes tyre edhe Napoli.

Agjenti i Ismajlit, Sergio Mezzi, ka folur së fundmi në lidhje me këtë çështje.

“Kam një vit që flas me Napolin. Ai mund t’u bashkohej atyre në janar. Ne diskutuam për këtë me drejtorin dhe punuam për një transferim të tillë. Nuk e di nëse marrëveshja do të arrihet, por të dy presidentët janë miq, gjë që mund të ndihmojë në negociata”, ka thënë agjenti i Ismajlit.

Mbrojtësi shqiptar u kërkua edhe nga Bologna kur trajner kishte Thiago Mottan.

“Kam dyshime që do e synojnë tani për ta marrë te Juventusi edhe nëse kërkojnë një qendërmbrojtës. Edhe Romës iu ofrua, por në atë kohë, De Rossi e cilësoi si jo gati për atë nivel”, ka shtuar Mezzi.

TË FUNDIT