Ismet Munishi “shuplak” Amir Rrahmanit në lidhje me deklaratën e lojtarit ndaj gazetarëve
I

Ismet Munishi “shuplak” Amir Rrahmanit në lidhje me deklaratën e lojtarit ndaj gazetarëve

Një debat i ashpër është ndezur dje mes kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani, dhe gazetarëve sportivë të vendit.

Mbrojtësi i Napolit kritikoi mediat kosovare për mungesë përkrahjeje, duke theksuar se shumica e gazetarëve nuk kanë ndjekur nga afër suksesin e tij në Itali dhe se raportimet e tyre janë kryesisht “copy-paste”.

Rrahmani u shpreh i zhgënjyer edhe nga moderatorët e Klan Kosovës, të cilët, sipas tij, pohuan kritikat pa i dalë në mbrojtje kolegëve të vet.

Në reagim, trajneri Ismet Munishi doli në mbrojtje të gazetarëve në një emision të Kanal 10, duke theksuar se ata janë ndër më të mirët në rajon, pavarësisht kushteve të vështira në të cilat punojnë.

“Ne i kemi gazetarët e sportit më të mirët në rajon, që punojnë në kushte të jashtëzakonshme” – ka thënë Munishi.

“Gazetarët tanë me tregu sa punojnë pas orarit, sa punojnë me presione, sa s’kanë vend ku me i këqyrë lojët në stadium, rrëzojet prej kulmit aty. I kemi më të mirët, e punojnë me kushte ma të vështirat në rajon”- ka shtuar ai

Rrahmani nuk i kurseu as tifozët që ndjekin ndeshjet e Kosovës në “Fadil Vokrri”, duke lëshuar kritika edhe ndaj tyre.

TË FUNDIT