Jasir Asani me skuadër të re
J

Jasir Asani me skuadër të re

Asani drejt largimit nga Gwangju – pranë marrëveshjes me klubin japonez Yokohama F. Marinos

Anësori i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, është shumë pranë ndryshimit të skuadre gjatë këtij afati kalimtar veror, transmeton AutoPortali.

30-vjeçari ka arritur një akord personal me klubin japonez Yokohama F. Marinos, ku pritet të transferohet në javët e ardhshme.

Aktualisht, Asani është i lidhur me Gwangju FC deri më 31 dhjetor 2025, por bisedimet për rinovimin kanë ngecur, çka ka shtyrë lojtarin të shqyrtojë alternativa të reja.

Sipas faqes së specializuar “Transfermarkt”, kartoni i futbollistit shqiptar vlerësohet në 1.2 milionë euro.

TË FUNDIT