Ish-piloti britanik, Jenson Button, ka folur për shëndetin mendor të Lando Norris pas përplasjes së tij me Oscar Piastrin në garën e Kanadasë.
Norris goditi pjesën e pasme të bolidit të Piastrit dhe u eliminua vetë nga gara, duke humbur pikë të rëndësishme në luftën për titull, pasi tani ka 22 pikë më pak se Piastri.
Button tha se ky moment tregoi që Norris nuk ishte mirë psikologjikisht, por beson se ai do të dalë më i fortë dhe ka aftësitë për të qenë pilot i mirë.
Ish-kampioni vlerësoi betejën brenda ekipit McLaren, duke theksuar se kjo është një luftë e vërtetë për titullin dhe se duhet shfrytëzuar çdo mundësi, pasi Formula 1 nuk garanton dominim afatgjatë.



