Jetmir Kojqiqi fitues i garës së tretë në F1
J

Jetmir Kojqiqi fitues i garës së tretë në F1

Në ambientet e Sim Race Kosova, në organizim të Eurogoma Racing Team, është mbajtur gara e tretë virtuale në Formula 1, e vlefshme për  Çmimin e Madh të Las Vegasit.

Një mbrëmje spektakolare gare në rrugët virtuale të Las Vegasit! Për herë të parë, Jetmir Kojqiqi siguroi fitore, pas një beteje të fortë dhe dramatike. Duke u nisur nga pozita e parë në start, Jetmiri e udhëhoqi garën deri në ndërrimin e parë të gomave, ku u arrit nga lideri aktual i kampionatit dhe kampioni i vitit të kaluar Enver Suhodolli.

Megjithëse kishte një ndëshkim prej 3 sekondash, Enveri arriti të kalojë Jetmirin dhe ta udhëheqë garën deri në xhiron e fundit, kur një gabim në frenim i vonuar i hapi rrugën Jetmirit ta rikthejë kryesimin dhe të kalojë vijën e finishit i pari.

Një duel i ngushtë për vendin e tretë mes Doan Karabegut dhe Leon Berishës, ku Doani arriti ta mbajë pozicionin dhe të ngjitet në podium. Fatkeqësisht, Eron Haliti nuk arriti ta përfundojë garën për shkak të dëmtimeve të pësuara gjatë garës.

Gara e radhës mbahet më 13 korrik.

Vendi 1: Jetmir Kojqiqi (fitorja e parë në karrierë)
Vendi 2: Enver Suhodolli (kampion në fuqi)
Vendi 3: Doan Karabeg (talent me ritëm të fortë)

 

TË FUNDIT