Dembele publikon veshjet që ia mori Messit pas ndeshjes PSG–Inter Miami
D

Dembele publikon veshjet që ia mori Messit pas ndeshjes PSG–Inter Miami

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua një ndeshje shumë e komentuar mes Paris Saint-Germain dhe Inter Miami, ku kampionët e Evropës dominuan plotësisht, duke mposhtur skuadrën amerikane të drejtuar nga Lionel Messi me rezultatin e thellë 4-0.

PSG tregoi nivelin dhe formën superiore që i karakterizon në arenën ndërkombëtare, duke mos i lënë hapësirë surprizave në fushën e lojës.

Skuadra franceze ishte dominuese nga fillimi deri në fund, ndërsa Inter Miami nuk arriti të reagonte ndaj ritmit të lartë të kundërshtarëve.

Pas ndeshjes, një moment interesant tërhoqi vëmendjen e tifozëve në rrjetet sociale, ylli i PSG-së, Ousmane Dembele, ndau një foto në Instagram ku shfaqej me fanellën e plotë të Lionel Messit – përfshirë shorcet dhe këpucët e tij.

Ky gjest u interpretua si një shenjë respekti dhe admirimi për ikonën argjentinase, me të cilin Dembele ka ndarë fushën e lojës edhe më parë te Barcelona. /AutoPortali

TË FUNDIT