Kampioni në fuqi i Botës në MotoGP, Jorge Martin, ka publikuar një deklaratë në rrjetet sociale ku sqaron marrëdhënien e tij me skuadrën Aprilia.
Ai thekson se nuk ka shkelur asnjë klauzolë të kontratës dhe se kishte një marrëveshje paraprake që i lejonte të rishqyrtonte të ardhmen për sezonin 2026, nëse nuk përmbusheshin disa kushte të caktuara.
Martin thekson se vendimi për të kërkuar lirinë kontraktuale është marrë në përputhje me afatet e përcaktuara dhe me respekt për ekipin. Ai gjithashtu shpreh dëshirën për dialog me Aprilian, duke lënë të hapur mundësinë për një marrëveshje të re pas rikthimit të tij në pistë, pas një dëmtimi serioz.

“Nuk ka konflikt apo fyerje. Dua vetëm të kem qartësi për të ardhmen time”, thekson Martin ndër të tjera në deklaratën e tij.



