Jorge Martin zbulon synimin e tij
J

Jorge Martin zbulon synimin e tij

Pas një pauze të gjatë prej tetë muajsh për shkak të dëmtimeve dhe ndryshimit të skuadrës nga Pramac në Aprilia, Jorge Martin është rikthyer në pistë në Çmimin e Madh të Çekisë, duke përfunduar për herë të parë një garë pas më shumë se 240 ditësh.

Spanjolli tashmë po shfrytëzon pushimin veror për t’u rikuperuar plotësisht dhe për të përgatitur veten për 10 garat e fundit të sezonit, ku synon të rikthehet në podium dhe të mbyllë vitin me rezultate të forta.

“E rëndësishme është që tani ndihem përsëri konkurrues dhe kam ende energji për të luftuar për kreun”, tha Martin, duke shtuar se synon të afrohet me shokun e ekipit, Marco Bezzecchi, dhe të ndërtojë besim të ndërsjellë me skuadrën e Aprilia-s.

CEO i Aprilia-s, Massimo Rivola, beson se Martin mund të luftojë për podium që në dy ose tre garat e ardhshme dhe ka potencial për fitore para përfundimit të sezonit.

TË FUNDIT