Juventusi e synon që në janar sulmuesin shqiptar
J

Juventusi e synon që në janar sulmuesin shqiptar

Sulmuesi shqiptar i Cesenas, Cristian Shpendi është në syrin e Juventusit. Bardhezinjtë e kanë ndjekur me disa zbulues talentesh në javët e fundit dhe prania e tij te Manuzzi nuk ka kaluar pa u vënë re.

Shpendi është gjithashtu një nga emrat që Fiorentina po monitoron për verën e ardhshme, e njëjta gjë vlen edhe për Napolin.

Lojtarin po e monitorojnë edhe disa ekipe angleze dhe për këtë arsye Juventusi do të donte të përshpejtonte gjërat duke e blerë në janar dhe më pas duke e lënë në huazim te Romagna deri në fund të kampionatit.

TË FUNDIT