Juventusi me trajner të ri
J

Juventusi me trajner të ri

Juventusi i ka besuar detyrën e trajnerit kroatit Igor Tudor me objektivin që trajneri të sigurojë vendin e katërt, i cili do të thotë kualifikim në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Tudor, i cili në të kaluarën ka mbrojtur si futbollist ngjyrat bardhezi dhe më pas si ndihmës i Andrea Pirlos, ka pranuar një kontratë të përkohshme deri në fund të sezonit, duke përfshirë edhe Kupën e Botës për Klube, që do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 13 korrik, me një pagë prej 500 mijë eurosh neto plus bonuse të lidhura edhe me ecurinë në këtë garë në Shtetet e Bashkuara.

Marrëveshja e nënshkruar midis Juventusit dhe Igor Tudorit skadon më 30 qershor 2025, por fillimi i Kupës së Botës për Klube në SHBA hap disa skenarë që klubi bardhezi do të duhet t’i vlerësojë.

Para kësaj, synimi kryesor mbetet sigurimi i vendit të katërt në kampionat, i cili do të sjellë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, një objektiv thelbësor për të ardhmen dhe financat e klubit.

Nëse kualifikimi arrihet, kontrata e Tudorit do të rinovohet automatikisht deri më 30 qershor 2026 me pagë të dyfishuar, por klubi do të ketë mundësinë ta ndërpresë njëanshëm kontratën deri në fund të korrikut 2025.

TË FUNDIT