Një emër i ri pritet t’i shtohet listës së lojtarëve që kanë veshur fanellën e dy klubeve të Milanos gjatë karrierës së tyre.
Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por këto dy ekipe sfidohen shpeshherë edhe në tregun e transferimeve.
Hakan Calhanoglu bëri bujë të madhe në verën e vitit 2021 kur vendosi që nga Milani të kalojë në rradhët e Interit.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se një tjetër futbollist që ka veshur fanellën e Rosonerëve, mund të veshë fanellën e zikaltërve.
Sipas Calciomercato, Alessio Romagnoli ka përfunduar në orbitën e Interit.
Ish-futbollisti i Milanit i ka prishuar marrëdhëniet me Claudio Lotiton dhe në verë pritet të largohet nga “Olimpico”.
Zikaltrit janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe Inzaghi ka dhënë dritën jeshile për afrimin e Romagnolit.



