Kampionati i Kosovës në Çiklizëm, mbyllje e pjesshme dhe e përkohshme e rrugëve
K

Kampionati i Kosovës në Çiklizëm, mbyllje e pjesshme dhe e përkohshme e rrugëve

Federata e Çiklizmit e Kosovës këtë fundjavë, më 20 dhe 21 qershor, do të zhvillojë Kampionatin për vitin 2025, me dy gara zyrtare që do të përfshijnë rrugë kryesore dhe autostrada të vendit.

Sipas njoftimit zyrtar, aktiviteti zhvillohet në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe do të shoqërohet me mbyllje të përkohshme të segmenteve rrugore, për të garantuar sigurinë e garuesve dhe qytetarëve.

Të premten do të zhvillohet gara me kronometër individual, në relacionin Bibaj-Lipjan, më saktësisht në autostradën “Arbën Xhaferi” nga ora 11:00 deri në ora 13:00.

Ndërsa të shtunën do të zhvillohet gara rrugore (linjë e gjatë), në relacionin e garës Bibaj – Babush – Fushë Kosovë – Komoran – Malishevë – Ura e Duhles, me kthim në Bibaj në autostradën “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova” më fillim nga ora 11:00 deri në ora 15:00.

Gjatë kësaj gare, do të ketë mbyllje të pjesshme dhe të përkohshme të rrugëve, varësisht nga lëvizja e kolonës së çiklistëve. Policia e Kosovës do të kujdeset për menaxhimin e trafikut dhe sigurinë përgjatë gjithë itinerarit.vendor.

Autoportali ju sjellë pamje nga garat:

TË FUNDIT