Kanadaja rikthen besimin te Ferrari, Hamilton “ringjallet”
K

Kanadaja rikthen besimin te Ferrari, Hamilton “ringjallet”

Podiumi i Lewis Hamilton në Kanada tregoi se britaniku më në fund është në harmoni me Ferrari SF-26. Ai tani është vetëm 3 pikë larg Charles Leclerc në renditje.

Hamilton u shfaq agresiv në pistë dhe fitoi duelin me Max Verstappen për vendin e dytë. Britaniku pranoi se kishte punuar shumë dhe zbuloi se nuk përdori simulatorin e Ferrarit para garës, ashtu si në Kinë, ku mori podiumin tjetër të sezonit.

“Jam pilot i shkollës së vjetër”, tha Hamilton, duke lënë të kuptohet se do të vazhdojë pa simulatorin edhe në garat e ardhshme.

Ai vlerësoi edhe inxhinierin Carlo Santi për bashkëpunimin, ndërsa falënderoi Frederic Vasseur për mbështetjen te Ferrari.

Hamilton beson se më në fund ka gjetur ndjesinë e duhur me SF-26, ndërsa Ferrari shpreson të konfirmohet edhe në pistat europiane, duke nisur nga Monaco.

TË FUNDIT