Katër skuadra të mëdha evropiane interesohen për Fisnik Asllanin
K

Katër skuadra të mëdha evropiane interesohen për Fisnik Asllanin

Fisnik Asllani ka bërë mjaft mirë këtë sezon, i huazuar tek Elversberg në Gjermani. Në ligën e dytë të futbollit vendës, ka shënuar 11 herë dhe ka asistuar 6 gola.

Për këtë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, teksa kujtojmë se kartonin e tij e zotëron Hoffenheim. Fenerbahce e Jose Mourinhos, Lille, Anderlecht dhe Sporting Lisbona janë duke u interesuar për shërbimet e tij.

Asllani mori ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës për sfidat e marsit, por 22-vjeçari nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Foda, për shkak dëmtimi.

TË FUNDIT