KB Trepça mëson kundërshtarin e tyre në Champions League
K

KB Trepça mëson kundërshtarin e tyre në Champions League

tanimë është hedhur shorti për fazën kualifikuese të Basketball Champions League dhe klubi nga Mitrovica, KB Trepça, tashmë e di rivalin e parë.


Në ndeshjen hapëse të kësaj faze, Trepça do të përballet me skuadrën historike holandeze Heroes Den Bosch, një emër me peshë në basketbollin evropian.

“Një sfidë e fortë, por ne nuk jemi këtu për t’u frikësuar, jemi këtu për të luftuar”, thuhet në reagimin zyrtar të klubit mitrovicas pas shortit, përcjell AutoPortali.


Në rast të fitores, Trepça do të kalojë në gjysmëfinale, ku do ta presë fituesi i përballjes mes Bakken Bears nga Danimarka dhe BC Kutaisi 2010 nga Gjeorgjia.

TË FUNDIT