Këpuca e Artë, Salah nis “arratinë”
K

Këpuca e Artë, Salah nis “arratinë”

Mohamed Salah është shkëputur në krye të renditjes në garën për Këpucën e Artë. Egjiptiani, falë dygolëshit të shënuar kundër Southamptonit, e çon në 10 pikë avantazhin ndaj Mateo Reteguit, i cili tani është i dyti. Pas italianit ndodhet dyshja Kane-Lewandowski, ndërsa Haaland është kaluar nga Gyokeres dhe është arritur nga Dembele.

Ngjiten gjithashtu Mbappe dhe Vinicius, si dhe Barcola, Lookman e Osimhen. Më poshtë është renditja duke marrë parasysh vetëm lojtarët më të rëndësishëm dhe ata që kanë një koeficient mbi 1.

Renditja:
Mohamed Salah (Liverpool) – 54 pikë
Mateo Retegui (Atalanta) – 44 pikë
Harry Kane (Bayern Munich) – 42 pikë
Robert Lewandowski (Barcelona) – 42 pikë
Victor Gyokeres (Sporting) – 40.5 pikë (koeficient 1.5)
Erling Haaland (Manchester City) – 40 pikë
Ousmane Dembele (PSG) – 40 pikë
Alexander Isak (Newcastle) – 38 pikë
Mika Biereth (Sturm Graz/Monaco) – 36.5 pikë
Chris Wood (Nottingham Forest) – 36 pikë
Omar Marmoush (Eintracht F./Manchester C.) – 36 pikë
Kylian Mbappé (Real Madrid) – 36 pikë

TË FUNDIT