Kërcet grushti në NBA (VIDEO)
K

Kërcet grushti në NBA (VIDEO)

Nata e mbrëmshme nuk ishte aspak e qetë në ligën më të fortë në botë të basketbollit, NBA.

Ndeshja mes Miami Heat dhe Houston Rockets është rikthyer në një arenë boksi.

Amen Thompson dhe Tyler Herron u bënë protagonistë të një përleshjeje, e cila eskaloi më pas duke i përfshirë të dy ekipet.

Në konfliktin fizik u përfshinë edhe zyrtarët e dy klubeve, krahas lojtarëve, disa prej së cilëve përfunduan në parket.

Pas këtij rasti, Thompson dhe Herron u përjashtuan nga loja, bashkë me trajnerin e Houstonit, Ime Udoka dhe ndihmësin e tij, Ben Sullivan.

NBA pritet të shqiptojë dënime të reja për protagonistët e këtij incidenti, të cilin mund ta shihni më poshtë.

TË FUNDIT