Kështu motivohen lojtarët, presidenti i Uzbekistanit shpërblen lojtarët me nga një veturë luksoze pas kualifikimit në botëror
K

Kështu motivohen lojtarët, presidenti i Uzbekistanit shpërblen lojtarët me nga një veturë luksoze pas kualifikimit në botëror

Pas fitores bindëse 3-0 ndaj Katarit në Tashkent, ekipi kombëtar i Uzbekistanit festoi kualifikimin historik në Kupën e Botës 2026 me një dhuratë të veçantë nga presidenti Shavkat Mirziyoyev.

Me urdhër të presidentit, në fushë u shfaqën 40 makina elektrike BYD, të cilat iu dorëzuan futbollistëve dhe stafit profesional si shenjë vlerësimi për suksesin e tyre, transmeton AutoPortali.

Kjo nuk është hera e parë që Mirziyoyev tregon mbështetjen e tij ndaj sportistëve; më parë ai kishte dhuruar 33 makina ekipit kombëtar U20 pas triumfit në Kupën e Azisë në vitin 2023.

Uzbekistani përfundoi në vendin e dytë në grup, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në turneun final së bashku me Iranin, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari do të vazhdojnë në fazën eliminatore.

Kupa e Botës 2026 do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik dhe do të shënojë herën e parë që 48 ekipe nga gjashtë konfederata do të garojnë në këtë event prestigjioz.

Derisa kualifikimet vazhdojnë, deri tani janë siguruar 13 vende, përfshirë Uzbekistanin, Jordaninë, Japoninë, Iranin, Korenë e Jugut dhe Australinë nga Azia, Argjentinën, Brazilin dhe Ekuadorin nga Amerika e Jugut, si dhe Zelandën e Re nga Oqeania.

Në mesin e ekipeve të kualifikuara janë edhe tre vendet pritëse: SHBA, Kanada dhe Meksikë.

TË FUNDIT