KH Prishtina në telashe, paralajmëron tërheqjen nga garat
K

KH Prishtina në telashe, paralajmëron tërheqjen nga garat

Klubi i Kryeqytetit në hendboll Prishtina, është duke kaluar një kohë të rëndë.

Përmes një komunikate për media e publikuar në faqen e tyre zyrtare, kanë kërkuar përkrahje institucionale dhe në të kundërten, kanë paralajmëruar largimin nga garat sezonin e ardhshëm, shkruan AutoPortali.

 

Njoftimi i plotë:

KH Prishtina në pritje të përkrahjes institucionale për sezonin 2025/2026 ose tërheqje nga garat

Pas njoftimit të fundit nga Drejtoria për Sport në Komunën e Prishtinës, ku u bë e ditur pamundësia për të proceduar me subvencionet për sportin për shkak të bllokimit të buxhetit nga niveli qendror, Klubi i Hendbollit Prishtina gjendet në një situatë të pasigurt dhe shqyrton seriozisht tërheqjen nga garat për sezonin e ardhshëm.

Ne jemi një ndër klubet me traditë të gjatë dhe suksese të shumta që përfaqësojnë Prishtinën me dinjitet brenda dhe jashtë vendit. Por, pa përkrahje financiare institucionale, vazhdimësia e punës dhe pjesëmarrja jonë në gara janë seriozisht të rrezikuara.

KH Prishtina është një hapësirë edukimi dhe zhvillimi për qindra të rinj që çdo ditë stërviten me pasion dhe përkushtim. Prandaj, ne nuk mund të heshtim përballë kësaj situate që po dëmton jo vetëm klubin tonë, por gjithë sportin e kryeqytetit.

Ftojmë institucionet për reflektim dhe veprim urgjent, për të gjetur një zgjidhje që do të na mundësonte të vazhdojmë misionin tonë sportiv dhe shoqëror. Derisa kjo të ndodhë, ne do të jemi në pritje dhe do të informojmë publikun për çdo zhvillim të mëtejmë.

TË FUNDIT